Këngëtarja Vesa Smolica, ish banore e Big Brother ka përcjellë një mesazh publik për bashkëshorten e Adrian Hilës, i cili prej disa ditësh është përfshirë në një skandal me video intime me disa personazhe të njohura të ekranit. Në postimin e saj në “Instagram”, Vesa tregon se kur ishte 14 vjeçe ka qëndruar për rreth 4 muaj në shtëpinë e familjes Hila. Këngëtarja rrëfen se në atë periudhë, larg prindërve të saj, Klaudia Hila e kishte pritur si një anëtare të familjes. Ajo shton se ka jetuar me familjen e saj, ka ngrënë në tryezën e tyre nga duart e saj dhe flinte në një dhomë me vajzat e saj.