Policia Rrugore e Tiranës arrestoi një 31-vjeçar që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Arrestimi i Amarildo Sadikajt u bë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale teksa ky i fundit qarkullonte me shpejtësi duke shkelur dhe semaforin në bulevardin ‘Bajram Curri’. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se 31-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë efektivët dhe ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.