Pas sulmit me vezë në Neë York nga një grup protestuesish ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili thekson se nuk do të ndalet në misionin e tij për ta çuar flamurin kombëtar në majën e Europës së Bashkuar. Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni! Rama thotë se nuk mposhtet nga “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: