Gjykata e Strasburgut ka gjetur një tjetër rast shkeljeje të të drejtave të njeriut nga organet e vettingut në Shqipëri. Strasburgu mori në shqyrtim dhe gjykim padinë e ngritur nga Ervin Metalla, ish gjyqtar Apeli në Durrës dhe në përfundim gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që ka të bëjë me të drejtën e mbrojtjes së privatësisë.