Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se ka dërguar në Kuvend projektligjin për vetingun e deputetëve. Përmes një video në rrjete sociale kryedemokrati tha se politikanët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen vettingut në të njëjtën mënyrë si magjistratët, por edhe punonjësit e gardës dhe policisë.