Top Channel/ Rama telefonoi presidentin Mohamed Bin Zayed: Dënojmë sulmet e Iranit
02/03/2026 20:01

Në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, duke dënuar sulmet e Iranit. Në bisedën me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri Rama theksoi qëndrimin e Shqipërisë kundër sulmeve iraniane, që synojnë territorin e shumë vendeve të Lindjes së Mesme. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se sulmet e Teheranit përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. “Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre”, është shprehur kryeministri Rama gjatë bisedës telefonike me Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, siç raportojnë mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar nevojën e ndalimit të përshkallëzimit, në mënyrë që të shmanget zgjerimi i konfliktit, gjë që do ta çonte Lindjen e Mesme në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie e trazirash, me pasoja për paqen dhe sigurinë rajonale, por duke prekur edhe interesat globale. Lufta në Lindjen e Mesme vijon prej tre ditësh, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin që goditën e vranë udhëheqësit më të lartë të Iranit dhe kundërpërgjigjen e Teheranit me sulme në të gjithë rajonin.

Top News – Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokim nuk ndal mbështetjen e PD për studentët
15/10 17:32
Top Channel/ Rama: Nuk jap dorëheqjen. Qeveria ndryshohet me zgjedhje, jo me dhunë
15/10 15:15
Top Channel/ Anulohet seanca/ Deputetët e Ps largohen nga parlamenti pas dhunës në Tiranë
15/10 12:02
Top News-Sulmi ndaj Kuvendit e ministrive/Reagojnë titullarët: Vandalizmi s’ka lidhje me studentët
14/10 23:06
Top News- Deputetet e PD sherr me policët, përplasjet tek komisariati numër 3
14/10 21:49
Top Channel/ ‘Rama të japë urgjentisht dorëheqjen’, Berisha: Mbështesim me forcë studentët, PD do…
14/10 12:55
Top Channel/ ‘Kemi shumë ankesa’, Përfaqësuesi i ujësjellësit:Ka më shumë linja komunikimi…
14/10 10:54
Top Channel/ ‘Opozita të bëjë thirrje për qetësi’, Kushi-Ivi Kasos:Jemi të shqetësuar, studentët…
14/10 10:43
Top Channel/ Protesta/ ‘Edhe në 90’ s’ka qenë kjo dhunë’ Kaso: Duan ti frikësojnë, distancohemi…
14/10 10:42
Top Channel / Tirana 10 orë mes dhunës! Sulmohen me gurë institucionet, policia me gaz
14/10 00:08
Top Channel /Berisha: Sot sërish protestë. Kreu i PD thirrje të rinjve: Mblidhuni sërish
14/10 00:02
Top Channel/ Berisha dënon dhunën ndaj studentëve: Nesër dita e studentëve, në mbështetje të tyre
13/10 23:40
Top Channel/ “Terror i paparë”, Berisha për protestën: I thyen gjymtyrët dhe e hodhën në makinë
13/10 23:34
Top Channel/ Berisha thirrje për protestë: Para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të studentëve
13/10 23:33
Top Channel/ Trump heq ambasadoren në Greqi, Guilfoyle jep dorëheqjen pas kërkesës nga Uashingtoni
13/10 19:56
Top News- Protesta ndan politikën! PS: Dhunë e orkestruar! PD: Stop terrorit!
13/10 18:31
Top News – “Sot mbyllim një tjetër kapitull, bëhen 4” /Rama nga Luksemburgu: Synojmë së paku…
13/10 18:18
Top Channel/ Bojkoti në GJKKO, Kuvendi kërkon ndërhyrjen e KLGJ-së, Xhafaj kritika KLP-së
13/10 15:26
Top Channel/ PD jep sinjale për bojkotin, PS pret reflektim për komisionin e bashkive
13/10 15:25
Top Channel/ PS kërkon komision për bashkitë, PD do të vendos për pjesëmarrjen e opozitës
13/10 12:42