Një vit pas takimit në Tiranë, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel, ku Shqipëria pret çeljen e grupkapitujve të parë të integrimit në union. 26 vende anëtare pritet t’i japin Shqipërisë dritën jeshile, por rreziku i vetos greke, pas letrës së dërguar në Bruksel, ku çështja ‘Beleri’ interpretohet si mospërmbushje e kritereve për ndërtimin e shtetit të së drejtës, mund të rrëzojë pritshmëritë e Tiranës.