Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka konfirmuar kete te hene në detyrë gjyqtaren e gjykatës administrative të apelit Blerona Hasën. Ajo ka rezultuar e pastër në verifikimin e figurës duke kaluar vetingun. Trupa gjyqësore që po kreu procesin e vetingut ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi. Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.