Prokuroria Speciale e Kosovës, do të thërrasë së shpejti për të marrë në pyetje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pas deklaratave të këtij të fundit në lidhje me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Në një komunikatë për shtyp, prokuroria tha se kishte dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit Abazi dhe se ai së shpejti do të thirret për tu marrë në pyetje. Në një konferencë për shtyp, Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje tha se kishte një video regjistrim që dëshmonte se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.