Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestë popullore të premten në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së. Përfaqësuesi nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Gazment Syla, deklaroi se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.