Shakira mendonte se ish-partneri i saj, Gerard Pique do të ishte përgjithmonë me të përpara tradhtisë së tij të përfolur. Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” , e cila njoftoi ndarjen e saj nga futbollisti në qershor 2022, foli pa dorashka për marrëdhënien së tyre 11-vjeçare gjatë një interviste me Billboard. Ajo tha se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet. 46 vjeçarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në plan dytësor teksa jetonte me ish-futbollistin në Spanjë.