Top News/ Vetëm piloti mbijeton…Rrëzohet avioni dhe shpërthen në flakë, 18 viktima
24/07/2024 12:28

Të paktën 18 persona humbën jetën pasi një avion u rrëzua dhe mori flakë ndërsa po ngrihej nga pista në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, të mërkurën. Piloti, i cili aktualisht po merr trajtim në spital, është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti fatal. Rreth 19 persona ishin në fluturimin testues të Saurya Airlines, duke përfshirë pjesëtarë të stafit teknik të linjës ajrore dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Avioni ishte nisur për në Pokhara, një destinacion popullor turistik. Videot e postuara në internet treguan se avioni ishte i mbështjellë me flakë dhe tym. Pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse dhe ambulanca. Incidenti ndodhi rreth orës 11:15 sipas orës lokale, disa minuta pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, sipas një deklarate nga qendra koordinuese e kërkim-shpëtimit e Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit. Në deklaratë thuhet se avioni "u kthye djathtas dhe u rrëzua në anën lindore të pistës". “U raportua se zjarri është vënë nën kontroll dhe puna e shpëtimit ka nisur menjëherë”, thuhet në njoftim. “U gjetën trupat e pajetë të 18 personave dhe një i plagosur u shpëtua dhe u dërgua në spital”. Një zyrtar i aeroportit tha se "disa kërcitjeje ishin dëgjuar " nga avioni. Nepali është kritikuar për rekordin e tij të dobët të sigurisë ajrore. Në janar 2023, të paktën 72 njerëz humbën jetën në një aksident të Yeti Airlines që më vonë iu atribuua pilotëve që gabimisht ndërprenë energjinë elektrike. Saruya Airlines kryen fluturime në pesë destinacione brenda Nepalit, me një flotë prej tre avionësh Bombardier CRJ-200, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04