Vetëm disa javë pasi u zbulua për herë të parë, variant i ri i Covid-19, raportohet se është mutacioni dominues në SHBA. Në Nju Jork është regjistruar të martën vikitma e parë nga ky variant në SHBA, i cili ishte rreth të pesëdhjetave, i pavaksinuar dhe vuante nga sëmundje të tjera. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 73 për qind e rasteve të reja me Covid në Shtetet e Bashkuara i përkasin variantit Omicron. Po ashtu, sipas autoriteteve në Nju Jork, mbi 90 për qind e infeksioneve të reja janë me Omicron. Varianti i ri, që është shumë më ngjitës, i ka detyruar autoritetet të rikthejnë masa të ndryshme kufizuese.