Janë publikuar rezultatet finale të provimit të parë, atij të Gjuhës shqipe dhe Letërisë, i cili u zhvillua më datë 11 qershor. Sipas të dhënave, vetëm 4 maturantë në të gjithë Shqipërinë, morën notën maksimale 10, një numër ky më i lartë krahasuar me vitin 2021, ku vetëm dy prej tyre rezultuan ekselentë.