Top News – Vetëm 15 të burgosur në Guantanamo / SHBA redukton numrin, kthen 11 ‘terroristë’ në Oman
07/01/2025 15:12

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden përgjysmoi numrin e të burgosurve në qendrën e paraburgimit bë Gjirin e Guantanamos në Kubë, duke dërguar 11 të burgosur në Oman. Ushtria amerikane tha se vetëm 15 të burgosur mbeten atje pas transferimit, ndërkohë që administrata e Bidenit ka tentuar të ecë drejt mbylljes së objektit. Qendra e paraburgimit u hap për herë të parë më 11 janar 2002 nga Presidenti George Ë. Bush për të mbajtur atje të dyshuarit për terrorizëm dhe "luftëtarët e paligjshëm armiq" gjatë "Luftës kundër Terrorit" të nisur nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork dhe Uashington. Gjiri i Guantanamos strehoi afërsisht 680 të burgosur në kulmin e tij në vitin 2003, sipas të dhënave të Pentagonit. Transferimi i fundit i 11 të burgosurve, të gjithë nga Jemeni, e lë bazën detare të SHBA-së në Kubë me numrin më të vogël të të burgosurve që nga hapja e saj. Nga 15 të arrestuarit e mbetur, Pentagoni tha se tre kanë të drejtë për transferim dhe po aq kanë të drejtë të dalin para një bordi që do të rishikojë cështjet e tyre. Pjesa tjetër janë akuzuar ose dënuar për krime lufte. Burgu i Guantanamos është kritikuar prej kohësh nga grupet e të drejtave të njeriut dhe avokatët ligjorë për shkelje të mundshme të rregullave ndërkombëtare.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30