Top News/ Vetëdorëzohet polici që plagosi 45-vjeçarin, e qëlloi pasi mësoi tradhtinë e bashkëshortes
21/08/2024 19:55

Erjon Goxhara, autori i plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta në ngjarjen e ndodhur në Komunën e Parisit në Tiranë tre ditë më parë është vetëdorëzuar në polici. 46-vjeçari, efektiv i Policisë së Shtetit u vetëdorëzua këtë të mërkurë në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës së bashku me armën e shërbimit, me të cilën policia thotë se ka kryer plagosjen e 45-vjeçarit Kosta. Ndërkohë, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që tronditi banorët e rrugës Tish Daija në Kryeqytet. Pasi derdhi disa plumba në këmbët dhe pjesët intime të Lorenc Kostës, Goxhara i ka thënë atij që të mësojë të mos futet më në familjet e të tjerëve. Shkaku që çoi policin në plagosjen e Kostës, dyshohet se ka qenë tradhtia bashkëshortore. Partnerja e Goxharës punonte juriste në zyrën e Kostës, ndërsa ky i fundit ushtron profesionin e inxhinierit te Enti Rregullator i Energjisë. Vetë bashkëshortja e autorit pranon se kishte lidhje intime me Lorenc Kostën, e madje është shprehur se ajo do të divorcohej nga Erjon Goxhara, duke shtuar se ai e akuzonte atë për tradhti dhe për shpërdorim të buxhetit. Gruaja e Goxharës dhe i plagosuri Lorenc Kosta edhe ky i martuar, kishin disa kohë që kishin krijuar lidhje me njëri tjetrin. Punonjësi i policisë ishte njohur me këtë çështje në muajin korrik, ku kërcëoi me anë të një telefonate Lorenc Kostën. Goxhara akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.

Top Channel/ Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03 10:03
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë, ulen ndjeshëm temperaturat
27/03 09:24
Top Channel/ Reshje dëbore në qarkun e Dibrës, moti i keq përfshinë edhe disa fshatra në Peshkopi
27/03 09:23
Top Channel/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, akset pa problematika
27/03 09:22
Top Channel/ Reshje shiu dhe dëbore gjatë natës në Kukës, nuk shkaktohen probleme në qarkullim
27/03 09:21
Top Channel/ Dëbora ‘pushton’ zonat malore të Elbasanit, deri në 25 cm trashësi në disa fshatra
27/03 09:20
Top Channel/ Dëborë në zonat malore të Elbasanit, intensiteti i lartë edhe në fshatrat e Librazhdit
27/03 09:20
Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21