Rreth 30 për qind e qytetarëve që kanë pasur akses në institucionet e mikrokredisë, nuk do të kenë më, për shkak të kufizimeve që Banka e Shqipërisë vendosi për administrimin e rrezikut. Sipas rregullores së re, për t’u financuar nga institucionet e mikrokredive duhet të vlerësohet qëndrueshmëria e të ardhurave dhe kapacitetet paguese të kredimarrësit.