Top News- Veshje kontrabandë me logo false/ Arrestohet turku në Kamëz, shmangte dhe tatimet
10/01/2026 12:05

Në zonën e Kamzës në kryeqytet, policia zbuloi një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, për pasojë vuri në pranga një shtetas turk, ndërsa një tjetër e shpalli në kërkim. Shërbimet e policisë me kërkesë të prokurorisë Tiranë ndërhynë në magzinë, ku gjtën makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme, teksa dyshohet se shtetasit turq kishin shmangur detyrimin doganor. Policia arrestoi shtetasin Ozkan Sulun dhe shpalli në kërkim shtetasin Mehmet Karçiga, ndërsa tre punonjëse në këtë magazinë po hetohen në gjendje të lirë. Në kuadër të operacionit të koduar Brands 2, u sekuestruan sasi të mëdha veshjesh, këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende, dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Policia e Tiranës pas finalizimit të operacionit dhe pas sekuestrimit të materialeve, e referoi ccështjen në organin e akuzës për kryerjen e veprave penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Shërbimet policore vijojnë kërkimet për gjetën dhe arrestimin e Mehmet Karçigas.

Top News-Një javë më parë grabiti bankën/Vodhi 60 mijë euro nën kërcënimin e armës, kapet 50-vjeçari
09/11 10:10
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23