Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur poshtë të mërkurën raportet se Veriu i Kosovës ka mbetur pa polici pas dorëheqjes së serbëve duke thënë se qeveria e tij po sigurohet për ruajtjen e sundimit të ligjit në komunat serbe. Kurti u shpreh gjatë një séance të Kuvendit të Kosovës gjithashtu se nuk është e vërtetë që në veri të Kosovës nuk ka Polici duke nënkuptuat se qeveria kishte dërguar forca dhe oficere shtesë për të ruajtur rendin.