Shqipëria vijon të luftojë me zjarret, ndërsa situata më problematike vijon të jetë kryesisht në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit njofton se në Majën e Rrunës terreni mjaft i vështirë dhe era e fortë vijon të mbajë aktive vatrat e zjarreve. Në lakun e Thive dhe të Mollave edhe pse është punuar nga ajri, flakët ende janë aktive, por pa rrezik për banesat.