Foshnja e gjetur në valixhe e pajetë rreth një muaji më parë në Korçë, dyshohet se ka lindur e gjallë. Burime nga Instituti I Mjekësisë Ligjore konfirmojnë se se foshnja ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me probleme të theksuara të shëndetit mendor. Mostrat e foshnjes u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës nga ku edhe u konfirmua se ka lindur gjallë.