Top News – Veprime të pavarura/ Hoti për prokurorinë speciale
26/09/2020 17:53

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti reagoi ndaj ngjarjeve të një dite më parë në Kosovë duke thënë se lëvizjet e Dhomave të Specializuara duhen konsideruar si veprime “të pavarura të drejtësisë”. Zyra e Prokurorit të Specializuar sqaroi se zyrtarët e Misionit Europian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX), dhanë mbështetje operative dhe logjistike për bastisjen e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u arrestua kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, ndërsa nënkryetari Nasim Haradinaj, u shoqërua nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Hoti e bëri të qartë se Qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe sipas tij, duhet respektuar plotësisht. “ po ashtu, shtoi ai, ekzekutivi kosovar e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”. Gjykata Speciale e Kosovës përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, një institucion I formuar me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare dhe I financuar kryesisht nga Bashkimi Evropian.Gjykata u krijua me vendim të Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Europës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, fliste për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të UCK-së ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15