Meta dhe Google u gjobitën me 3 milionë dollarë në total pas një vendimi historik të marrë nga një gjykatë në Los Anxheles. Precedenti nuk është historik në lidhje me shumën e gjobës, por për shkak të përmbajtjes së procesit gjyqësor. Padia u ngrit nga një vajzë 20 vjeçare, që akuzoi platformat e kompanive, Facebook, Instagram dhe Youtube se i kanë krijuar varësi që në moshë të vogël, duke i dëmtuar shëndetin e saj mendor.