Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e plotë që udhëzon gjykatat e të gjitha niveleve në lidhje me kriteret e caktimit të masave të sigurimit personal. Vendimi ndryshoi pjesërisht praktikën e vjetër të vitit 2011, duke vendosur standarde të reja që forcojnë lirinë e individit, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe kufizojnë përdorimin automatik të masës “arrest në burg”.