Nafta dhe benzina do të mund të blihen më lirë në pikat e karburanteve, duke pasqyruar edhe luhatjet në bursat ndërkombëtare. Bordi i Transparencës vendosi të ulë me pesë lekë çmimin e tregtimit të naftës, ndërsa benzina pati një reduktim në çmim prej tre lekësh.