Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përshëndeti vendimin e SPAK për të kaluar në administrim publik impiantin e mbetjeve të Tiranës. Veliaj u shpreh se mirëpret sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme teksa nënvizoi transformimin e deritanishëm në Sharrë duke u zotuar se puna për pastërtinë e kryeqytetit do të vijojë.