Top News – Vendimi i Facebook-ut/ Heq postimet kundër vaksinës COVID-19
04/12/2020 12:21

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të përpjekjeve të kësaj kompanie për të luftuar dezinformimin në platformën e saj. Gjigandi i mediave sociale, rregullisht heq informacione të pasakta dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me virusin, dhe që nga tetori ka ndaluar reklamat që dekurajojnë njerëzit të marrin vaksinën, përmes së cilës synohet t’i jepet fund pandemisë. “Kjo mund të përfshijë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë, efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave”, duke përfshirë “pretendimet e rreme se vaksinat COVID-19 përmbajnë mikroçipa, ose ndonjë gjë tjetër që nuk është në listën zyrtare të përbërësve të vaksinave” si dhe “teori konspirative” që janë dëshmuar si të rreme, tha Facebook. Ndërsa pandemia e koronavirusit po intensifikohet në pjesën më të madhe të botës, vendet po përpiqen të sigurojnë furnizime të mundshme të vaksinave dhe po përgatisin plane për veprimet e para që do të ndërmarrin në javët e ardhshme. Shpresat janë të mëdha se vaksinat mund të jenë gati për përdorim para fundit të vitit, me dy vaksina kryesore – nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer – që tashmë kanë kërkuar miratimin për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Britania e Madhe ka miratuar vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNtech dhe brenda ditësh do të fillojë procesin e vaksinimit të popullatës.

Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59