Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur flakë për flakë kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, pasi ky i fundit thirri në mbledhje për të diskutuar për Presidentin e ri. Nëpërmjet deputetit Edi Paloka, Komisioni lajmëroi thirrjen urgjente të Këshillit Kombëtar, ndonëse në shkelje të statutit, gjë e cila u pranua edhe nga vetë ish-kreu i këtij organi.