Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e 11 partive për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Këto forca politike dorëzuan kërkesat e tyre në KQZ të hënën, teksa këtë të mërkurë Komisioneri Shtetëror I Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka miratuar kërkesat e tyre. Krahas Partisë Socialite, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë dhe 8 të tjera të cilat do të t’I bashkohen gatës për 6 bashkitë pa kryetar.