Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Fatmir Mediu, duke i hapur rrugë prokurorisë speciale SPAK për të hetuar tragjedinë në të cilën është përfshirë ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes. Ish-ministri kërkoi një prishje të vendimit të Gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për hapjen e hetimit të dosjes “Gërdeci”. Tashmë nuk ka asnjë pengesë që kjo dosja të shkojë në SPAK. Ky vendim, për mospranimin e rekursit të Mediut është marrë këtë të enjte, me relatore Albana Boksin, si dhe gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj.