Top News – Vendi varroset nën borë / 2 metra trashësi, paralajmërohet akoma më shumë
04/02/2026 11:47

Bora e dendur që ka mbuluar Japoninë veriore në dy javët e fundit ka bllokuar rrugët dhe është fajësuar për dhjetëra vdekje në të gjithë vendin deri më tani, thanë zyrtarët qeveritarë të mërkurën. 15 prefektura janë prekur më rëndë, me sasinë e borës së grumbulluar në zonat më të goditura që vlerësohet të ketë arritur në 2 metra. Borë e pazakontë ka rënë në disa pjesë të Japonisë ditët e fundit, kryesisht për shkak të një mase ajri të ftohtë nga Arktiku që ka qëndruar mbi arkipelagun japonez. Shumica e 35 vdekjeve dhe qindra lëndimeve të raportuara në të gjithë Japoninë u shkaktuan nga rrëzimet e njerëzve që përpiqeshin të pastronin shtëpitë e tyre nga bora. Numri më i madh i viktimave të lidhura me borën, plot 12, u raportua në prefekturën Niigata, një rajon i kultivimit të orizit në Japoninë veriore, përfshirë një burrë në të 50-at i cili u gjet i rrëzuar nga çatia e shtëpisë së tij në qytetin Uonuma. Në qytetin Nagaoka, një 70-vjeçar besohet se vdiq po ashtu pasi ra nga çatia e tij, sipas autoriteteve të Niigatës. Zëdhënësi i qeverisë japoneze paralajmëroi se, megjithëse moti po ngrohej, më shumë rrezik mund të vinte sepse bora do të fillonte të shkrinte, duke cuar në rrëshqitje dheu dhe sipërfaqe të paqëndrueshme. "Ju lutemi kushtojini vëmendje të madhe sigurisë suaj, veçanërisht kur punoni për pastrimin e borës", u tha gazetarëve zëdhënësi.

Top Channel/ 700 mijë njerëz ndjekin meshën madhështore të Papa Leonit, mesazhi për rininë
26/09 23:15
Top News – Trump ‘i shtrin dorën’ Putin/ Senatorët amerikanë kundërshtojnë – Legjitimon luftën!
26/09 23:00
Top News- Reliket e princit në frontin e Ukrainës, Kisha ruse: Mbështetje shpirtërore për trupat
26/09 22:30
Top News – Trump ‘dëbon’ LGBTQ/ Jo mbrojtje për personat me orientim ndryshe seksual
26/09 22:00
Top News – Irani ‘gropos’ armatën. Teherani – Armiqtë nuk i njohin kapacitet tona ushtarake
26/09 21:30
Top News- Trump paralajmëroi Kinën për Iranin/ Prapaskenat e takimit me Xi Jinping, zbardhen detajet
26/09 21:00
Top News – Mbesa sekrete e Putinit/ Elsa, e lindur me mbiemrin Zelensky, por e “pagëzuar” Tikhonova
26/09 20:52
Top News – Trump mes dy zjarreve. Lufta me Iranin mund t’i kushtojë shumë para zgjedhjeve
26/09 20:30
Top News – ‘Kriminelët s’kanë vend në foltore’. Erdogan i ashpër me Netanyahun – Të japë llogari!
26/09 20:00
Top Channel/ Kush është gjenerali Wendt? Mbi 3 dekada karrierë në ushtri, shërbim në NATO Afganistan
26/09 19:33
Top News – Protestë kundër emigrantëve. Spanjollët mbushin sheshet- Ashpërsoni masat
26/09 19:30
Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09 19:23
Top Channel/ Trump: Refuzova planin e Iranit! Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
26/09 19:19
Top News- Vuçiç merr garancinë e Putinit para dorëheqjes, zbulohen kërkesat e Beogradit për Moskën
26/09 19:00
Top Channel/ Polonia “merr me të mirë” Trump: 15.000 USD për cdo ushtar amerikan të stacionuar atje!
26/09 17:59
Top News – Beteja për të mbetur fëmijë/ 5-vjeçarja hyri në pubertet kur ishte vetëm 10 muajshe
26/09 15:42
Top Channel/ Shërbimi i detyruar ushtarak, “plasin” protestat në Gjermani: Studentët kundër!
26/09 14:40
Top News- TikTok paguan 100 milionë dollarë dhe kufizon përdorimin për fëmijët në Alabama
26/09 13:20
Top News – Shembja e godinës në Athinë/ Tre shqiptarë mes viktimave, trupat ende nën rrënoja
26/09 12:46
Top News- Irani i ofron marrëveshje SHBA-së, gati për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
26/09 12:46