Top News – Vendi që refuzoi izolimin/ Rriten infektimet, por Suedia nuk ndryshon strategji
23/10/2020 14:31

Suedia po sheh një shtim të rasteve të infektimit dhe po ndërmerr masa të shënjestruara, por vendi që u bë i famshëm pasi refuzoi izolimin, vazhdon t’i qëndrojë besnik rrugës së nisur dhe insiston se metodat ndërhyrëse nuk janë mënyra e duhur. Pas dy muajsh rënie rastesh, në korrik dhe gusht, Suedia ka parë infeksionet që rriten në mënyrë të qëndrueshme që nga mesi i shtatorit. Por ndërsa shumë vende evropiane po ndërmarrin sërish masa drastike, si izolime të pjesshme dhe ndalime qarkullimi për të ndalur përhapjen e virusit, Suedia, që ka regjistruar 5930 viktima të kovidit, një nga shifrat më të larta për frymë në Evropë, po adapton strategjinë e saj të butë me disa prekje të shënjestruara. Këtë javë, qeveria njoftoi udhëzime strikte lokale për Uppsala-n, një qytezë universitare në veri të Stokholmit që ka parë një rritje rastesh që kur studentët u kthyen në vjeshtë. Mes të tjerash, banorët janë këshilluar të evitojnë transportin publik dhe kontaktet personale me njerëz jashtë shtëpive të tyre deri në 3 nëntor. Të enjten ndërkohë u morën masa kufizuese për klubet e natës, me kryeministrin që paralajmëroi suedezët se “festa ka mbaruar tani në klube nate dhe se kështu do të vijohet deri sa të jetë e nevojshme”. Sidoqoftë, Suedia mbetet një nga vendet e vetme në botë që vazhdon të mos rekomandojë mbajtjen e maskës duke argumentuar se ajo siguron një ndjesi të rreme sigurie që dëmton përpjekjet për distancim social.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07