Top News- ‘Vendi ka nevojë për profesionistë’/ Begaj viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë
15/05/2026 21:44

‘Vendi ka nevojë për profesionistë’/ Begaj viziton Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mirëpriti në një vizitë zyrtare Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj. Vizita u zhvillua në godinën qendrore të universitetit dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ku Presidenti u prit nga themeluesi i universitetit, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, Rektori Prof. Dr. Adrian Civici, si dhe nga drejtues akademikë, pedagogë dhe studentë. Gjatë takimit, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli vlerësoi misionin e Universitetit Mesdhetar në formimin e brezave të rinj sipas standardeve europiane. SINKRON “Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë lindi me vizionin për të krijuar një institucion elitar të arsimit të lartë, me staf akademik profesionist dhe të përkushtuar për edukimin e studentëve sipas kërkesave të tregut dhe standardeve më të larta europiane. Sot, pas gati dy dekadash, jemi krenarë që universiteti ynë është pjesë e elitës së institucioneve shqiptare të arsimit të lartë”, u shpreh Prof. Dr. Anastas Angjeli. Nga ana e tij, Presidenti Bajram Begaj vlerësoi profilin akademik dhe zhvillimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Sinkron “Për mua është kënaqësi të jem në Universitetin Mesdhetar, një institucion që në më pak se dy dekada ka krijuar profilin e tij akademik dhe ka fituar një vend të rëndësishëm në arsimin e lartë shqiptar. Shqipëria ka nevojë për universitete që formojnë jo vetëm profesionistë, por edhe qytetarë që dinë të mendojnë lirshëm, të debatojnë dhe të mbajnë përgjegjësi publike”, u shpreh Presidenti Begaj. Ai nënvizoi gjithashtu rolin që universitetet private kanë luajtur në krijimin e alternativave, konkurrencës dhe ndërkombëtarizimit të sistemit universitar shqiptar. Gjatë vizitës, Presidenti zhvilloi takime me drejtuesit akademikë dhe vizitoi auditorët, laboratorët dhe ambientet universitare, duke u njohur nga afër me investimet infrastrukturore, programet akademike dhe standardet bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor që ofron Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Top Channel/ Nisin hetimet për të plagosurin/ U dëmtua rëndë në sy, AMP dhe prokuroria investigime
25/10 11:45
Top Channel/Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës:Edhe këtë flamë do ta shuajmë,gabon…
25/10 11:41
Top Channel/‘Zhurmën e kanë të madhe, por shanse 0’, Rama:Më keni votuar ose jo se kam tradhtuar…
25/10 11:27
Top Channel/ ‘Me dhunë nuk më imponohet askush’, Rama: Detyra ime të mbroj shtetin dhe…
25/10 11:24
Top Channel/ Rama: Shkatërrimi i pronës do dënohet dyfish nëse ndodh ndaj një institucioni, kush…
25/10 11:21
Top Channel/ ‘Nga Spanja me bluza të bardha’, Rama: Mësuesit do të pezullohen nga detyra nëse…
25/10 11:16
Top Channel/’Kush thyen paguan’, Rama: Gjobë për prindërit e atyre që dëmtojnë, dëmshpërblim për…
25/10 11:16
Top News- Turistët “i përgjigjen” Ramës, ulen në karriget e dialogut të vendosura për studentët
25/10 11:13
Top Channel/ Paketë e re ligjore kundër dhunës, Rama: Sallata e prishur e një matufi nuk…
25/10 11:09
Top News- Plagosja në sy e të riut, nisin hetimet/ Pezullohet dhe efektivi që dhunoi protestuesin
25/10 11:06
Top News- U plagos në sy gjatë protestës/Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e të riut
25/10 11:05
Top Channel/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, drejt Tiranës forcat e policisë nga rrethet
25/10 11:04
Top News- Rama sërish ftesë për dialog/ Tryezë e karrige përpara Kryeministrisë për protestuesit
25/10 10:40
Top Channel/ Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në Fier, zjarrfikësit shmangin tragjedinë
25/10 10:00
Top Channel/ Kryeministri Rama nuk heq dorë nga kërkesa ndaj studentëve, i fton sërish në dialog
25/10 10:00
Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05