Danimarka është bërë vendi i parë në botë që i jep fund shërbimit postar pas një rënieje masive të njerëzve që i dërgojnë letra njëri-tjetrit. Letra e fundit e ndarë në vend, u dorëzua nga postieri veteran Brian Rasmussen, dërgimi historik i të cilit shënoi fundin e një shërbimi katër shekullor. Vendi nordik është aktualisht i vetmi në botë që mbyll shërbimin e tij postar shtetëror, PostNord. Tani i konsideruar i çuditshëm dhe i dalë mode, numri i letrave që dërgohen në Danimarkë kishte rënë me 90 përqind në 25 vitet e fundit, duke e konsideruar shërbimin të parëndësishëm dhe jo më të qëndrueshëm ekonomikisht. Dërgimi i një letre standarde u kushtonte danezëve afro 3 euro për pullë. Në vitin 2000, PostNord dorëzoi gati 1.5 miliardë letra. Vitin e kaluar, ajo dorëzoi 110 milionë. PostNord ka hequr dhe shitur të 1,500 kutitë postare në të gjithë vendin, ndërsa shërbimi mbyllet pas 401 vitesh.