Bashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në përballjen me kërcënimet kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, ishin tema e një prej konferencave të ditës së dytë të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023, ku u diskutua gjithashtu mbi raportin e Perspektivës së Sigurisë Kibernetike 2023, që është bazuar në kërkimin dhe bashkëpunim e mëparshëm.