Pasi i kërkoi Perëndimit 3 ditë më parë, që të mos përhapë panik në krizën me Rusinë, një tjetër reagim i fortë vjen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së BBC, Zelensky akuzon disa vende europiane se po bëjnë lojën e Rusisë, duke bërë presion për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s.