Top News – Vëllai i mbretit Charles dëbohet / Largohet nga shtëpia në Windsor pas skandalit Epstein
04/02/2026 13:48

Andreë Mountbatten-Ëindsor, vëllai i Mbretit Charles, është larguar nga rezidenca e tij në pronën mbretërore në Ëindsor, konfirmoi një burim mbretëror të mërkurën, pas zbulimeve të reja skandaloze rreth lidhjeve të tij me agresorin seksual Jeffrey Epstein. Largimi nga Royal Lodge, shtëpia e tij për dekada, shënon një pikë të re të ulët për ish-princin, pas viteve polemika mbi lidhjet e tij me Epstein, një skandal që ka hedhur hije të errëta mbi familjen mbretërore të Britanisë. Mountbatten-Ëindsor, 65 vjeç, shpresonte të qëndronte në rezidencën me 30 dhoma për më gjatë, tha gazeta The Sun, por ai u zhvendos në errësirë dhe u dërgua në një vilë në Sandringham, pronën e mbretit në Norfolk, në Anglinë lindore. Vetë Andreë, i cili ishte fotografuar ditët e fundit mbi një kalë në Ëindsor, pak në perëndim të Londrës, gjithmonë ka mohuar akuzat në lidhje me Epstein. Por në dritën e publikimit të fundit të dosjeve nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA-së, Policia britanike tha të martën se po shqyrtonte një akuzë të re kundër tij. Shpërngulja e ish-princit në Norfolk u konfirmua edhe nga një burim mbretëror, i cili tha se Andreë mund të kthehej herë pas here në Ëindsor në javët në vijim, ndërsa përfundonte një fazë kalimtare. "Me grupin e fundit të dosjeve të Epstein, iu bë e qartë atij se kishte ardhur koha të largohej," citoi Sun një mik të paidentifikuar. "Largimi ishte aq poshtërues për të saqë ai zgjodhi ta bënte në errësirë". Mountbatten-Ëindsor, djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, u tërhoq nga jeta publike kur u detyrua të hiqte dorë nga të gjitha detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2019. Tre vjet më vonë, ai zgjidhi një padi të ngritur nga Virginia Giuffre e cila e akuzonte atë për abuzim seksual kur ajo ishte adoleshente dhe, ndërsa ai gjithmonë e ka mohuar rrëfimin e saj, kjo fitoi përsëri rëndësi vitin e kaluar me publikimin e kujtimeve të saj pas vdekjes. Publikimet e mëtejshme të dosjeve të Epstein në SHBA vitin e kaluar e detyruan Çarlsin të vepronte. Ai i hoqi Andreë titullin e princit dhe tha se do ta largonte atë nga Royal Lodge, në një nga lëvizjet më dramatike kundër një pjesëtari të familjes mbretërore në historinë moderne britanike.

Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35