Gjatë zhvillimit të Paradës së Shqiptarëve, që organizohet për herë të parë në Shqipëri duke bërë bashkë shqiptarët nga i gjithë rajoni dhe bota, kreu i Bashkisë Erion Veliaj uroi 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Nga sheshi Skenderbej Veliaj tha se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të lidhur me njëri-tjetrin se sa sot. Ndër të tjera kryebashkiaku dha lajmin se vitin tjetër Tirana do jetë Presidenc e B40, rrjeti më i madh i bashkive në Ballkan, ku i ftoi të gjithë të jenë të pranishëm.