Edhe pse në një situatë aspak të zakonshme për shkak të pandemisë prej COVID-19, mijëra të rinj dhe të reja kurorëzuan suksesshëm rrugëtimin e gjatë në udhën e dijes, që do të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre. Përmes një videomesazhi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar maturantët për këtë arritje dhe këtë gur të rëndësishëm kilometrik në jetën e tyre.