Top News – Veliaj-Sjellja e Metës mesjetare/ Luli mbi makinë, mesazh fyes për qytetarët
15/03/2021 16:23

Nga Kavaja, drejtuesi politik për PS-në, Erion Veliaj tha se Shqipëria ka nevojë për njerëz që i shërbejnë dhe jo për njerëz që duan të tregojnë se kush është shefi, apo për të tjerë që i bëjnë duan t’i marrin gjërat me dhunë. “Kur shikon birin e botës që hipën mbi Range Rover-in, si podium 100 mijë euro, për t’i thënë të tjerëve: ‘Unë jam më lart se ju! Ju jeni aty në rrugë të duartrokisni, unë jam mbi Range Rover, si shef i madh’. Nuk na duhen shefa, na duhen shërbëtorë, na duhen njerëz që na ndihmojnë dhe punojnë” Veliaj nuk la pa përmendur edhe sjelljen e presidentit Ilir Meta, në selinë në FRD, duke e cilësuar si mesjetare. Sipas tij, ata që nuk janë rehat, degradojnë në ekstreme të tilla. “Nuk është e thënë të mendojmë të gjithë njësoj: nëse nuk bie dakord, shko gjykatë, por nuk rrihesh, në 2021 kjo është sjellje mesjetare. Kemi një shprehje që thotë: E bën nga belaja, kërcen nga belaja. Do të thotë se kush është i parehatshëm, kush është i dëshpëruar ka sjellje të dëshpëruara. Ai që është rehat me lëkurën e tij, që nuk i ka rënë në qafë askujt, që beson tek e drejta, tek e mira, tek e bukura, tek bashkimi, s’ka nevojë të rrihet me njeri dhe s’ka nevojë të ulërasë apo të mallkojë njerëz” Për këtë kryetari I Bashkisë Erion Veliaj nuk ka vonuar edhe një reagim në Tëitter, teksa ilustron me dokumente kontratën e 2016-s me Bashkisë të Tiranës dhe FRD, duke kërkuar nga këta të fundit të lirojnë ndërtesën. ‘Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë, shkruan veliaj poshtë dokumenteve të publikuara. Kontrata e 2016-ës mes Bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrembeu ish Presidentit ka qene për VETEM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet!-ka shkruar në Tëiiter kreu I Bahskisë të Tiranës

Top News- Rinumërimi s’ka surpriza / …por lëviz vota e 11 majit për kandidatët brenda partive
18/06 21:09
Top Channel/ Surpriza e zhgënjime! Çfarë rezultoi nga rihapja e kutive në Tiranë
18/06 15:09
Top Channel/ Rinumërohen kutitë e Tiranës,1282 kuti votimi për parti e kandidatë në të gjithë qarkun
18/06 12:09
Top Channel/ Hapen kutitë e votimit në Tiranë, Shehaj dhe Dogjani ndjekin nga afër procesin
18/06 10:51
Top Channel/ Hapen 94 kuti në Elbasan, PD: U konfirmua “treni bullgar”
17/06 19:38
Top Channel/ Vijon rinumërimi i votave, ja çfarë u zbulua në kutitë e hapura
17/06 15:37
Top Channel/ Rinumërimi i votave në Elbasan,deputeti i zgjedhur i PD: Duket fenomeni ‘treni bullgar’
17/06 14:01
Top Channel/ Akademia Politike e PS! 39 deputetët e rinj socialistë do të trajnohen
17/06 13:00
Top Channel/ Po rinumërohen votat! Nis me 94 kutitë e Peqinit dhe të Gramshit
17/06 12:58
Top Channel/ KQZ nis rinumërimin e votave për 4 qarqe, do hapen mbi 2 mijë kuti
17/06 11:41
Top Channel/ Samiti, Serbia refuzon të firmosë/ Begaj: Siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë
16/06 23:13
Top Channel/ Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Jemi me ritme të shpejta në BE
16/06 19:43
Top Channel/ Sundimi i ligjit nën lupën e BE! Draft-raporti i Brukselit, vlerësohet progresi i SPAK
16/06 19:35
Top Channel/ Satira e Gjekmarkajt në Parlament: Të shpallet Miss Fjalimi, propozoj Pastor Toni Gogun
16/06 18:23
Top Channel/ Ina Zhupa: Vota u vra para se të futej në kuti, ndryshuat vullnetin e qytetarëve
16/06 15:53
Top Channel/ Kuvendi rikthehet me debate. Opozita kërkon llogari për seancën e pa mbajtur
16/06 15:29
Top Channel/ Samiti i SEECP në Tiranë. “Stabilitet e zhvillim. Bashkëpunim rajonal për integrimin”
16/06 15:28
Top Channel/ Rinumërimi zgjat 20 ditë/Kreu i KQZ: Është koha të depolitizohet administrata zgjedhore
16/06 15:19
Top Channel/Tabaku: Fjalët që u thanë në parlamentin europian ja nxinë faqen Shqipërisë, jo opozitës
16/06 14:59
Top Channel/ Tabaku: Nuk ka qytetar shqiptar që e sheh të ardhmen e tij dhe të familjes në Shqipëri
16/06 14:42