Pak më shumë se dy javë që nga dita kur u konfirmua pozitiv me covid 19, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka njoftuar se tashmë është shëruar nga virusi. Përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj beri te ditur se pas ritestimit dhe dy javëve izolim në Tiranë e askund tjetër, është shëruar dhe është gati t’i rikthehet punës.