Top Channel/ Ekstradimi i vrasësit/ Theu lirinë me kusht dhe hapi shtëpi bari, kapet Flamur Topalli
14/12/2025 12:13

Një shqiptarë i dënuar për vrasje në Angli, pasi u kthye në Shqipëri për të vuajtur dënimin është rikthyer përsëri ilegalisht në Angli dhe përsëri është përfshirë në krim. Sipas gazetës The Sun on Sunday të cilës i referohet Top Channel, ky është Flamur Topalli ndaj të cilit ka nisur procesi ekstradimit nga Londra drejt Tiranës. Topalli i dënuar me 16 vite burg, me origjinë nga Dibra, ishte liruar nga burgu në 2020-tën, me kushtin e paraqitjes në shërbim prove. Por ai u largua ilegalisht drejt Anglisë. Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrate Court iu tha se Flamur Topalli kërkohet nga drejtësia shqiptare për tu rikthyet në burg e vuajtur dy vite burg. Top Channel mëson se për momentin procesi ekstradimit është ndalur. Flamur Topalli bashkë me dy shqiptarë të tjerë ka dalë përpara gjykatës së kurorës në Portsmuth nga ku ka pranuar akuzat për prodhim kanabisi dhe pritet ti jepet masa e dënimin në Janar. Flamur Topalli së bashku me dy shqiptarë të tjerë vëllezërit Vionest dhe Ermir Dema nga klani kriminal Dema, që vepronin në jug të Anglisë në qytetin Brighton në Maj 2004 u përfshinë në vrasjen e 25 vjeçarit Altin Molita, roje sigurie në një lokal nate. Molitën e goditën disa herë me thikë pasi ai nuk i la të hynte në lokalin e natës ku punonte. Flamur Topalli u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri dhe kur i kishin mbetur dy vite burg për të vuajtur gjykata e Dibrës ia pranoi kërkesën për tu liruar me kusht. Apeli i dha të drejtë prokurorisë për ta rikthyer në burg Topallin por ishte shumë vonë pasi ai ishte larguar ilegalisht nga territori Shqipërisë për tu futur përsëri ilegalisht në Angli. Si u vra barbarisht Altin Molita në Hove, East Sussex.

Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56
Top Channel /Vrasje në gjueti Fushë-Sopot, shoku qëllon me armë 29-vjeçarin gjatë gjuetisë në mal
04/11 19:52
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime
04/11 19:24
Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23
Top Channel/ Shpërthim në një pallat, kryebashkiaku i Elbasanit: Një 69-vjeçar ende nuk është gjetur
04/11 17:29
Top News – Shpërthen pallati në Elbasan, një e vdekur dhe 10 të plagosur
04/11 17:09
Top Channel/ Europa feston humbjen e Trump/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
04/11 17:02
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00