Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur presidentin e Estonisë, Alar Karis. Nga piramida e Tiranës, i shoqëruar nga presidenti estonez, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shpreson që edhe Shqipëria të ndjekë hapat e Estonisë, i cili është vendi numër një në Europë për sa i përket digjitalizimit.