Gjatë një vizite në familjen e Musa Shimës, të cilëve u dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar pas tërmetit të nëntorit, kryebashkiaku Veliaj u ndal tek situata e krijuar nga zjarret në vend, teksa theksoi se deri më tani Tirana i ka përballuar mirë rastet e evidentuara, falë edhe punës së rrjetit të vullnetarëve, të cilët lajmërojnë në kohë mbi vatrat e krijuara në mënyrë që të bëhet edhe parandalimi i përhapjes së flakëve.