Top News – Veliaj nuk merr pjesë në mbledhje. SPAK nuk pranon kërkesën e Këshillit Bashkiak
20/11/2025 15:20

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk ka dhënë aprovim për kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet më 21 nëntor ku do të diskutohet projekti i buxhetit bashkiak të vitit të ardhshëm. Në kushtet kur, Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë si kryetar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, 22 këshilltarët socialistë argumentojnë se pjesëmarrja e tij në këtë mbledhje është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj dhe është e nevojshme për prezantimin e draftit, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësive të vetëqeverisjes vendore. Për këtë arsye, këshilltarët e majtë kërkuan nga Prokuroria e Posaçme që kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të lejohej përkohësisht të largohet nga qelitë e paraburgimit për të qenë prezent fizikisht në mbledhjen e këshillit bashkiak apo nëpërmjet një modaliteti të përkohshëm komunikimi, online apo me videokonferencë. Për aq kohë sa në këshill bashkiak diskutohet ligji më i rëndësishëm financiar për bashkinë më të madhe në vend, ky diskutim nuk mund të bëhet pa pasur prezent drejtuesin e kësaj bashkie. Megjithatë, për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion këto argumente nuk kanë qënë të mjaftueshme që Veliaj të lerë qelinë përkohësisht apo të lidhet online me punimet e këshillit bashkiak.

Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59