Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev. Veliaj: “HISTORIKE Edhe Islam Dudaev i bronztë! Prapë medalje historike për Sport Klub Tiranën dhe Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024! Fantastikeeee! Forcaaaa! – shkruan Veliaj në mesazhin e tij në rrjetet sociale. Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës ka publikuar edhe një video me presidentin e Federatës Shqiptare së mundjes, Sahit Prizreni, të cilin ka zgjedhur ta uroj në një mënyrë të veçantë.