Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zyrtarizuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimeve të dy gjykatave të posaçme dhe të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Kërkesa e kryebashkiakut është depozituar në Kushtetuese ditën e martë me disa pika që argumentojnë qëndrimin kundër kësaj mase.