Veliaj: “Në emër të gjithë këtyre kontributeve, jo vetëm me fjalime, por me ndihmë konkrete, në ditët e vështira aty ku njihen miqtë e vërtetë, unë dua t’ju dhuroj Çelësin e qytetit të Tiranës.” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ambasadorin e Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al Marri, të cilit në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, i dhuroi Çelësin e Qytetit.