Në Gjykatën Administrative u mbajt seanca e radhës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado. Teksa mbante në dorë librin “Mbi durimin e të urtit”, Veliaj mbërriti në gjykatën administrative, ku fillimisht së bashku me avokatin, kundërshtuan vendimin për mos lejimin e kamerave. Teksa u lexuan prapësimet e KLP, e cila nuk kisjte përfaqësi në sallë, veliaj foli me tone të ashpra, ku tha se po qëndron 500 ditë në burg nja një person me pesa.