Pas ceremonisë së hapjes së fushatës nësheshin Skënderbej, kreytari i qarkut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj mblodhi socialistët në një festë në parkun Helen, pranë liqenit të Farkës. Nën ritmet e këngës që do të shoqërojë edhe takimet e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, Veliaj tha se kjo do të jetë fushata më positive, më e gjelbër dhe më e bukur që është organizuar ndonjëherë.